“Çetnikët" dhe “Ujqit e Natës” përkrahin rusët në Krime
Pas nisjes së "Lëvizjes Çetnike" drejt Krimesë për të qenë në krah të forcave ruse, edhe “Ujqit e Natës” të Maqedonisë, të njohur ndryshe si motoçiklistët rebel i janë bashkuar këtij grupi, të cilët kërkojnë të ndihmojnë Rusinë në pushtimin e Krimesë.

Lenin Jovanovski, është pijësi i grupit dhe njëkohësisht është edhe kryetar i Federatës së Motociklistëve të Maqedonisë, njoftojnë mediat e Maqedonisë.

“Ne përfaqësojmë 'Lëvizjen çetnike' dhe qëllimi ynë është që në emër të popullit serb ta mbështesim popullin rus. Aktualisht këtu gjithçka është siç dikur në Serbi. Perëndimi dhe Europa po financojnë opozitën dhe ata flasin se e duan Europën, por kjo është një gënjeshtër” është shprehur Milutin Malisiç, i cili u prezantua si komandanti i gardës çetnike “Ujqit”.

Ai thekson se në kohën e luftarëva në Jugosllavi, ka pasur një numër të madh vullnetarësh rusë të cilët kanë luftuar në anën serbe, prandaj ata po u kthejnë nderin. /albeu.com/
Shtuar më 07/03/2014, ora 12:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori