Çështja e emrit të zgjidhet si " 24 dhjetori"
Bisedimet për çështjen e emrit nën kompetencë të Kombeve të Bashkuara nuk po tregojnë sukses dhe nuk po japin rezultate të nevojshme.

Ky është mendimi i ekspertëve në Maqedoni, madje propozojnë model të ri për tejkalimin e problemit 20 vjeçar mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Sipas ekspertit juridik Lubomir Fërçkovski, është mirë që të ngrihet një komisionin i ngjashëm me atë për rastin e "24 dhjetorit". Edhe pse propozimet e tilla nuk janë zyrtare, megjithatë ai i vlerëson si të mundshme, shkruan Zhurnal.

“Brukseli ka disa ide se me një kombinim të ngjashëm si ajo me komisionin e 24 dhjetorit e përbërë prej ekspertëve partiak tek ne dhe Greqia nga ana tjetër do të përgatitet pako për zgjidhjen e emrit. BE-ja vlerëson se Nimic s’mund ta bëjë atë sepse ai nuk zhvillon negociata të vërteta meqë vjen me një propozim dhe s’ka bisedime. Ndërsa bisedimet i zhvillojnë ekspertët e jo politikanët me simbole. Ata vijnë në fund”, ka thënë Fërçkovski. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2013, ora 13:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori