Çështja e emrit, Shkupi dhe Athina presin propozimin e Nimicit
Pëlqej
Qeveritë në Shkup dhe në Athinë në takimin e 17 janarit në Nju Jork, nga ndërmjetësi Methju Nimic presin propozim thelbësor që do të ndikonte në tejkalimin e dallimeve rreth emrit.

Shefat e diplomacive të të dyja vendeve, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotcijas, në takimin e djeshëm në Selanik, shprehën optimizëm se zgjidhja është e mundshme.

Ata ranë dakord të kenë rol më të drejtpërdrejtë në bisedimet për tejkalimit e dallimeve rreth emrit.

fokus të takimeve midis ministrave të Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë gjithashtu ishin edhe mardhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimi në kontest më të gjerë që ka të bëjë me masat për ndërtimin e besimit. /albeu.com/


Shtuar më 12/01/2018, ora 11:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori