Çështja e emrit nuk mund të zgjidhet nga NATO
Kontributi i Maqedonisë në angazhimin e NATO-s në Afganistan është nga rëndësia e veçantë, vlerësohet edhe nga të gjithë është përshëndetur.

Është impresive që si vend Maqedonia të përfshihet në misionin paqeruajtës ndërkombëtar, që është njëra nga pesëdhjetë shtetet të cilat përmes NATO-aleancës i kryejnë detyrat në Afganistan, ka thënë gjeneral-koloneli Jirgen Borneman, drejtor i përgjithshëm i Shtabit ushtarak ndërkombëtar të NATO-s në Bruksel, i cili merr pjesë në Konferencën e Berlinit për siguri dhe mbrojtje evropiane, raporton Zhurnal.

Gjeneral koloneli Jirgen Borneman duke folur rreth problemit me emrin, anëtarësim të ardhshëm të Maqedonisë në Aleancë, siguri... nuk dëshiron të spekulojë nëse samiti i ardhshëm i NATO-s në Çikago (prill i vitit 2012) edhe për Maqedoninë do të thotë anëtarësim, nëse kontesti me emrin tejkalohet. "Në NATO misionin në Afganistan do të përfshihen edhe 172 ushtarë të Maqedonisë.

Jam i bindur se Maqedonia i përket jo vetëm gjeografikisht Evropës dhe hapësirës transatlantike, por edhe në të vërtetë NATO-s. E dini se me plan veprimin për anëtarësim, vendi ka status të një anëtari, me çka në bazë të vendimit të sjellë se Maqedonia do të bëhet anëtare e plotfuqishme e NATO-s", potencoi Borneman.

Ai nënvizon se ka vetëm një problem të vogël të cilin Aleanca nuk mund ta zgjidh, ndërsa ajo është, thekson, dallimet rreth emrit me Greqinë. Megjithatë, jam i bindur se në momentin kur problemi me emrin do të tejkalohet, Maqedoni shumë shpejt do të mund të bëhet anëtare e Aleancës.

Në pyetjen nëse ekziston rrezik që një pjesë e Kosovës të reflektohen ndaj stabilitetit të Maqedonisë, Borneman shprehu shpresë së trazirat të cilat edhe më herët në Kosovë kanë qenë të pranishme, nuk do të reflektohen ndaj Maqedonisë.

Kjo, theksoi, sigurisht do të ishte zhvillim i cili nuk është i dëshiruar. Në lidhje me çështjen për mundësinë për riformimin e kufijve të Ballkanit, sipas Borneman është e paparamenduar një zgjidhje e tillë ushtarake.
Shtuar më 10/11/2011, ora 14:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori