Çështja e emrit nuk duhet t’i bllokoj proceset integruese
Sekretar shtetëror në Ministrinë Federale për Marrëdhënie Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, Wolfgang Waldner deklaroi se vendi i tij përkrah Maqedoninë në rrugën e saj drejt integrimit në NATO dhe në BE.

“Çështja e emrit me Greqinë nuk duhet t’i bllokoj proceset euro-integruese të Maqedonisë dhe shteti duhet të punojë në plotësimin e të gjitha kritereve që kërkohen në këtë rrugë, duke filluar nga reformat në administratën publike, gjygjësi, zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit etj”, deklaroi Waldner nw Shkup, pas njw takimi me Zëvendës kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Musa Xhaferri, shkruan INA.

Xhaferri theksoi se integrimi i vendit në NATO dhe BE mbetet prioritet i Qeverisë së RM-së, duke theksuar se nevojitet tejkalimi i pengesës së fundit, zgjidhjen e çështjes së emrit që Maqedonia të fillojë negociatat për anëtarësim dhe të bëhet anëtare e NATO-s.

Në këtë takim z. Xhaferri e informoi zyrtarin e lart të Austrisë për Implementimin e MO-së dhe obligimet që burojnë nga ky dokument.

Zëvendëskryeministri Xhaferri tha se Qeveria aktuale është e përkushtuar në zbatimin e këtij dokumenti paqësor i cili ka vënduar bazat e një shteti shumë etnikë.

Dy bashkëbiseduesit marrëdhëniet në mes dy vendeve i vlerësuan si të mira duke theksuar se bashkëpunim i mirë në mes dy vendeve në të gjitha sferat do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Në takim mori pjesë edhe Alois Kraut Ambasador i Austrisë në Republikën e Maqedonisë.
Shtuar më 07/11/2011, ora 19:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori