Çështja e emrit mbizotëron në mediat greke
Tema qendrore në mediat greke është kontesti i emrit të ri të Maqedonisë. Propozimet eventuale konkrete për zgjidhjen e tij, si dhe skenare të mundshme për marrëveshje, paralajmëruan protesta në Selanik dhe mospajtime të brendshme të politikës greke.

Në botimet e së dielës të gazetave greke (të cilat dolën sot jashtëzakonisht për shkak të festës Uji i bekuar në Greqi) kontesti shumëvjeçar mes dy vendeve u gjet në ballinat me analiza të zgjeruara dhe të hollësishme. Në kronikat e tyre për televizionet dhe në analiza, gazetarët grekë, përmbahen në disa pika.

Lidhur me emrat e mundshme, mediat greke, publikojnë propozime eventuale, të cilat më 19 janar mund të gjenden në tryezën negociuese në Nju-Jork në takimin e Methju Nimic me Vasko Naumovskit dhe Adamantios Vasilakis. ‘Severna Makedonia’, ‘Gorna Makedonia’ dhe ‘Nova Makedonia’ – janë një pjesë e emrave, të cilat në të kaluarën janë parashtruar si emra, që tani, i përmendin gazetarët grekë si propozime të mundshme, por nuk e përjashtojnë mundësinë që Nimic të shpik. Nova Makedonia, në gjuhën maqedonase, pa kurrfarë përkthimi, është emri që sipas mediave në Greqi dhe sipas një pjese të gazetave dhe sipas një pjese të televizioneve është emri i mundshëm për zgjidhjen që mbizotëron këto momente.

Mediat në Greqi e përmendin shpresën e shfaqur edhe nga kryeministri grek dhe nga zëdhënësi qeveritar që në vitin 2018 të hapet një dritare për mundësi të zgjidhjes, ndërsa nga këtu dalin edhe aktivitetet e rritura Shkup-Athinë.

Vizita e zëvendëskryeministrit Bujar Osmani në Athinë, e caktuar për të martën, 9 janar dhe takimet me shefat e diplomacisë greke Nikos Koxias dhe me zëvendësin e tij Jorgos Karugalos, vizita në Shkup e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, raundi i ri negociatave më datën 19-të të këtij muaji në Nju-Jork nën organizim të ndërmjetësuesit Methju Nimic, si dhe takimi i mundur i Zaevit me Ciprasit më 23 janar në Davos janë ngjarjet të cilat mediat greke i theksojnë si aktivitet i përforcuar diplomatik për mbylljen e kontestit shumëvjeçar me emrin.

Ndërkohë sipas gazetës greke “Real neës”,”Severna Makedonia”, “Gorna Makedonia” dhe “Nova Makedonia” (në maqedonisht pa përkthim) janë tre emrat që do të gjenden në tryezë në takimin e Methju Nicimit me negociuesit e të dy vendeve, Vasko Naumovski dhe Adamantios Vasilakis.

Shoqatat greke që mbledhin nënshkrime që termi Maqedoni të mos përfshihet në emër, përmes rrjeteve sociale, paralajmërojnë protesta në Selanik më 21 janar. Dhe kjo si një ngjarje është pjesë e teksteve të gazetarëve dhe programeve televizive.

Çështja e emrit në Greqi, në njëfarë mënyre u shndërrua në problem të brendshëm në vend me zënka të përditshme në relacionin pushtet – opozitë. Demokracia e Re vazhdimisht kërkon nga koalicioni qeveritar të dalë me një qëndrim të përbashkët dhe unik, ndërsa nga koalicioni qeveritar e akuzojnë partinë opozitare se merr pozicion të papërgjegjshëm.
Shtuar më 07/01/2018, ora 11:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori