Çështja e emrit mbetet kushti i Maaqedonisë për në NATO
Pëlqej
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se Aleanca nuk ka një plan B, për hyrjen e Maqedonisë në NATO, nëse nuk zgjidhjet çështja e emrit me Greqinë.

“Çështja e emrit me Greqinë duhet të zgjidhet”, tha Stoltenberg në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev, në Shkup.

“Nuk ka mënyrë tjetër për hyrje të vendit në NATO. Kjo u diskutua në samitin e NATO-s në Bukuresht në vitin 2008, më pas u përsërit në samitin në Uells në vitin 2014 dhe në Varshavë në vitin 2016″, thksoi Stoltenberg duke shtuar se nuk ka mënyrë tjetër për hyrje të vendit në Aleancën e Atlantikut.

Nga ana tjetër kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev e vlerësoi vizitën e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s si “të rëndësishme për inkurajimin e vërtetë dhe mbështetjen për pritshmëritë e vendit se viti 2018 do të jetë vit historik për Maqedoninë, për rajonin, për NATO-n dhe BE-në”. /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2018, ora 19:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori