Çështja e emrit, dështon takimi i kryeministrave
Kryeministri grek Jorgos Papandreu dhe ai i Maqedonisë, Nikolla Gruevski nuk kanë arritur tejkalimin e dallimeve lidhur me zgjidhjen e kontestit të emrit.
Në takimin e zhvilluar mbrëmë në Bruksel, Papandreu dhe Gruevski kanë shprehur qëndrimet e tyre lidhur me zgjidhjen e këtij kontesti.

Pala greke është mbështetur në propozimin e fundit që propozimi i emrit të ketë një përmbajtje gjeografike me përdorim të përgjithshëm dhe se në këtë plan është diskutuar edhe emri Republika e Maqedonisë së Vardarit.

Nga ana tjetër, pala maqedonase ka insistuar në ruajtjen e identitetit, gjuhës dhe shqyrtimin e mundësisë së një formule të dyfishtë. Dy kryeministrat kanë biseduar për një orë e gjysëm, por ata më pas nuk janë deklaruar para mediave lidhur me rezultatin apo konkluzat e këtij takimi.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Antonio Milloshoski bisedimet mes Papandreut dhe Gruevskit i vlerësoi si pozitive.

“Vlerësoj se këto bisedime janë pozitive. Do të duhet edhe më shumë takime dhe do të duhet vazhdimi i dialogut maqedonaso-grek që të mundet që në çdo takim në të ardhmen të tejkalohen dallimet që ekzistojnë”, deklaroi Milloshoski.
Ky është takimi i tetë midis dy kryeministrave, por që deri tani nuk janë arritur rezultate konkrete. Kryeministri grek Jorgos Papandreu i është shmangur mediave, për t`i kur komenteve në prag të zgjedhjeve lokale që do të mbahen në fillim të muajit të ardhshëm.

Kryeministri i Maqedonisë sot përfundon vizitën e tij treditore në Bruksel, ku zhvilloi takime me zyrtarët më të lartë të BE-së dhe NATO.
Shtuar më 30/10/2010, ora 12:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori