Çështja e emrit, Ahmeti kërkon mbështetjen e Holandës
Pëlqej
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, përfundoi vizitën zyrtare në Hagë me një vizitë në Parlamentin holandez. Në fjalën e tij, Ahmeti edhe njëherë falenderoi Holandën për arritjet e përbashkëta gjatë miratimit të Marrëveshjes së Ohrit si dhe në vitet e zbatimit të saj drejt ndërtimit të paqës së qëndrueshme dhe marrëdhënieve të mira ndëretnike.

Ai theksoi ndryshimet në intepretime midis partive politike maqedonase dhe ato shqiptare për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në përputhje me kushtetutën e vendit dhe Marrëveshjen e Ohrit, por shprehu bindjen që kjo çështje do të tejkalohet me mirëkuptim.

Kreu i BDI-së, theksoi po ashtu edhe nevojën për zgjidhjen e çështjes së emrit. Deputetët, përveç çështjes së emrit, shprehën interes edhe për realizimin e reformave në Maqedoni.

Nga Haga, delegacioni i BDI u rikthye në Bruksel, ku sot, më 9 tetor, Kryetari Ahmeti do të zhvillojë takime në Shërbimin e Jashtëm dhe të Sigurisë të BE, në Ambasadën e Gjermanisë në NATO, me qendrën Diplomatët e Pavarur si dhe do të takohet me Drejtorin e sapoemëruar të BE për Zgjerim, z. Kristian Denielson./albeu.com/
Shtuar më 09/10/2013, ora 10:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori