Cërvenkovski: Zgjedhjet lokale të mbahen më 28 prill
Branko Cërvenkovski
"Zgjedhjet Lokale të mbahen për një muaj apo në fund të muajit prill, dhe nëse opozita merë një votë më shumë se sa VMRO-DPMNE, atëherë të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare, dhe ato të mbahen më 29 shtator".

Ky ka qënë propozimi më i fundit i liderit të Opozitës maqedonase Brankjo Cërvenkovski. Sipas tij kjo është rruga më e mirë për të nxjerrë vendin nga kriza politike ku është futur.

"Më 24 dhjetor është thyer bazamenti i demokracisë në vend, kushtetuta, dhe rregullorja e kuvendit. Por në asnjë moment qeveria dhe kryetari i vendit nuk kanë treguar vullnet për ta normalizuar situatën. Por propozimi jonë i fundit është për të dalë nga kjo krizë se LSDM propozon që zgjedhjet lokale të shtyhen për një muaj, dhe ato të mbahen më 28 prill, dhe nëse në këto zgjedhje do të fitojmë një votë më shumë se VMRO-DPMNE, vendi të shkon në zgjedhje parlamentare edhe atë më 29 shtator", deklaroi lideri i LSDM-së, ish kryeministri Branko Cërvenkovski. /albeu.com/
Shtuar më 15/02/2013, ora 13:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori