Cërvenkovski: Të sfidojmë Gruevskin
Branko Cërvenkovski
Dje në mbrëmje në Prilep, partitë e bllokut opozitar maqedonas të udhëhequra nga LSDM zhvilluan një protestë kundër qeverisë aktuale.

Kryetari i socialdemokratëve maqedonas, Branko Cërvenkovski deklaroi se kjo është beteja për të sfiduar Gruevskin dhe patriotizmin e tij të rrejshëm.

Cërvenkovski akuzoi kryeministrin se në bashkëpunim me familjen e tij po e mban peng vendin.

“Historinë po e falsifikoni, realitetin tonë po e shkatërroni, ndërsa ardhmërinë po na e varrosni. Qeveria jo se po lufton krimin e organizuar, por ajo është bartës i kriminalitetit”, theksoi Cërvenkovski, duke drejtuar akuza për keqpërdorime dhe harxhimet për projektin "Shkupi 2014".

Udhëheqësi i opozitës maqedonase paralajmëroi se nuk do të ndalë betejën për të sfiduar kryeministrin aktual.

Opozita maqedonase ka kërkuar që menjëherë pas samitit të NATO-s në muajin nëntor të organizohen zgjedhje të parakohshme parlamentare. (albeu.com)
Shtuar më 12/10/2010, ora 09:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori