Kur zgjedhjet presidenciale në Maqedoni jane rreth dy muaj larg për partinë LSDM ka përfunduar propozimi i kandidatëve për
president të Maqedonisë në Organizatat
komunale të LSDM-së.
Gjashtë emra janë ata që dominojnë në propozimet si kandidatë të LSDM-së për
president të Maqedonisë në zgjedhjet e 13 prillit 2014.
Burime te LSDM konfirmojnë se thuajse në të gjithë propozim-listat më shumë nominime ka marrë ish presidenti i Maqedonisë, Branko Crvenkovski.
I dyti në listën e nominimeve është bashkëpunëtori i tij i afërt, Stevo Pendarovski. Në listat me propozim për kandidatë presidencial janë edhe Radmila Shekerinska, Ilinka Mitreva, Petar Goshev dhe Denko Maleski.
Burime pranë LSDM-së thonë se nominimi masovik në të gjithë organizatat
komunale për Cërvenkovskin i shkakton probleme serioze udhëheqjes aktuale të partisë. /albeu.com/
Shtuar më 19/02/2014,
ora 14:03