Cervenkovski: Maqedonia, shumë larg NATO-s
Branko Cervenkovski
Lideri i Lidhjes Social-Demokrate të opozitës në Maqedoni, Branko Cervenkovski, ka thënë se Maqedonia nuk ka as shanset më minimale që të marrë ftesë për anëtarësim në NATO në samitin e aleancës, që do të mbahet gjatë muajit maj në Chicago.

Për këtë situatë, Cërvenkovski ka akuzuar pushtetin aktual, i cili, sipas tij, me veprimet e deritanishme ka dëshmuar se integrimi i vendit në strukturat euroatlantike nuk është një nga prioritetet e saj. Ai është bazuar për këtë në deklaratat e zyrtarëve të NATO-s, të sekretarit të përgjithshëm Rassmusen, si dhe të përfaqësuesve të Uashingtonit zyrtar, të zotit Filip Riker dhe të ambasadorit Pol Uolers.

Ai i ka konsideruar si kontradiktore paralajmërimet e qeverisë, e cila, sipas tij, nga njëra anë përpiqet të relativizojë samitin e NATO-s dhe pritjet e qytetarëve, kurse nga ana tjetër paralajmëron ofensivë diplomatike, duke shfrytëzuar vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, si argument kyç. Por, edhe këtu, qeveria, sipas kreut të LSDM-së, ka dështuar nëse merren parasysh vendet në të cilat kanë qëndruar drejtuesit e saj. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2012, ora 16:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori