Cërvenkovski: Ky regjim nuk rrëzohet me "like" ne Facebook
Branko Cërvenkovski përmes një letre ka deklaruar se përgëzon për guximin liderin aktual të LSDM-së, Zoran Zaev dhe se I jep mbështetje të plotë në hapat që ka ndërmarrë.

Sipas tij, tani nuk kemi zgjidhje tjetër, liri ose tirani, demokraci ose diktaturë, shtet të së drejtës ose shtet të krimit, ose Maqedonia ose ata.

“Kur para dy viteve vendosa që të tërhiqem nga të qenurit lider i LSDM-së, solla vendim për tërheqjen time nga jeta publike. Kohën e fundit kam dëgjuar shumë spekulime për tërheqjen time, andaj jam i obliguar t’i sqarojë disa gjëra”, shkruan Barnko Cërvenkovski në letrën e tij publike drejtuar opinionit, transmeton “Lajmpress”.

Ai shkruan se nuk ka dashur t’i jap hapësirë pushtetit që të vazhdojë fushatën e errët kundër tij dhe udhëheqësisë së LSDM-së.

“Në Republikën e Maqedonisë sundon një sistem totalitar, kriminogen dhe i korruptuar që nuk njeh as ligj e as kushtetutë. Regjim që i ka privatizuar dhe partizuar të gjitha institucionet”, shkruan Crvenkovski.

Sipas tij, tani nuk kemi zgjidhje tjetër, liri ose tirani, demokraci ose diktaturë, shtet të së drejtës ose shtet të krimit, ose Maqedonia ose ata.

“Ky regjim nuk rrëzohet vetëm me konferenca shtypi edhe ‘like’ në facebook. Ky regjim duhet të fitohet nga populli me popullin” thekson Cërvenkovski.

Ai porositë që të mos presim që pas “bombave” ata vetë të japin dorëheqje. Por, duhet të organizohen protesta masovike. Ai inkurajon lidershipin e LSDM-së që me mençuri dhe guxim ta realizojnë detyrën e tyre. /albeu.com/
Shtuar më 20/04/2015, ora 13:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori