Branko
Cervenkovski, lideri i partisë me të madhe opozitare në Maqedoni ka kundërshtuar sërish vendimin e Parlamentit të Maqedonisë, i cili më 19 korrik miratoi interpretimin autentik të ligjit për amnisti, me çka mbylli rastet e Hagës, që ngarkonin me akuza ish-pjesëtarë të UÇK-së.
“Para syve të publikut maqedonas u tregua se të vetë- ashtuquajturit "patriotë të mëdhenj", kur është fjala për ti mbajtur kolltukët dhe pushtetin janë të gatshëm të rishikojnë Marrëveshjen Kornizë dhe akoma më keq për amnistimin e krimeve kundër njerëzimit - diçka që është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe principet”, ka deklaruar Cërvenkovski për gazetën “Utrinski
Vesnik”, transmeton agjencia e lajmeve INA.
Duke aluduar në Gruevskin ai është shprehur se trimi më i
madh pas “Aleksandrit të
Madh” u fsheh pas deputetëve të cilët i përdori si mish për top.
Cërvenkovski ka shtuar se
partia të cilën e drejton dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me partitë
shqiptare, por se
partia shqiptare BDI sipas tij për arsye të panjohura po luan rolin e avokatit të VMRO-DPMNE-së. /albeu.com/
Shtuar më 06/08/2011,
ora 10:52