Cërvenkovski heq dorë nga pensioni i presidentit
Branko Cërvenkovski
Kryetari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Branko Cërvenkovski, ka hequr dorë nga pensioni i presidentit duke ia kaluar atë partisë. Deputeti i LSDM-së, Ivo Ivanovski, ka deklaruar se funksionarët e LSDM-së po dëshmojnë vlera të larta etike, duke hequr dorë nga të ardhurat personale.

"Kur ne do të japim dorëheqjet, nuk do të kemi as paga. Ky është viktimizimi më i vogël për të ardhmen e Maqedonisë. Apanazhi është vendim ligjor por dhe vendim individual i gjithsecilit, dikush mund ta marrë, dikush mund të heqë dorë", ka deklaruar Ivanovski.

LSDM ka njoftuar sot se ditën e zgjedhjeve do të bëjnë dorëzimin e mandateve të 42 deputetëve, aq sa numëron blloku opozitar. /albeu.com/
Shtuar më 20/02/2013, ora 15:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori