Cėrvenkovski-Gruevski: Mos ki frikė, eja nė debat
Kryetari i Lidhjes Social-Demokrate tė Maqedonisė (LSDM), Branko Cėrvenkovski, i ka bėrė thirrje nga protesta e mbrėmshme nė Veles, kryeministrit Nikolla Gruevski, tė dalė nė njė debat publik pėr tė ballafaquar idetė dhe argumentet pėrpara qytetarėve tė Maqedonisė.

Lideri i Opozitės, duke ironizuar, e ka quajtur kryeministrin Gruevski "arkitekt kryesor i Shkupit, komandant suprem dhe kryeredaktor i mediave", ndėrsa e ka cilėsuar gjendjen socio-ekonomike tė qytetarėve tė rėnduar dhe tė papėrballueshme.


"Le tė dalė dhe le tė thotė se ē’do tė bėjmė. Por jo, ai del dhe flet se si ka qenė para dhjetė ose njėzet viteve. Z. Gruevski, ju pret njė betejė e rėndė dhe e gjatė. Andaj, qė tani duhet t’i pastrojmė disa gjėra. Tė gjejmė zgjidhje pėr tė mirėn e qytetarėve dhe t’ua zbusim dhembjet dhe mundimet. Kėtė e presin nga ne qytetarėt, por ju nėse doni tė flisni pėr tė kaluarėn, mund ta heqim nga rendi i ditės kėtė ēėshtje. Kij guxim, prano ballafaqim televiziv me mua", ka thėnė Cėrvenskovski.

“"Maqedonia ėshtė sot vend i tė varfėrve, i tė frikėsuarve dhe i tė gėnjyerve", ka thėnė Cėrvenkovski nė tubimin nė Veles, ku ka prezantuar dhe kandidatin Aco Kocevski pėr zgjedhjet lokale nė vitin 2013. /albeu.com/
Shtuar më 11/06/2012, ora 12:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Nuk është Photoshop, kjo shtëpi e ndërtuar në mes të lumit ndodhet në Serbi.

Nuk është Photoshop, kjo shtëpi e ndërtuar në mes të lumit ndodhet në Serbi.