Cërvenkovski: Gruevski ka frikë nga e vërteta
Ende nuk ka përgjigje nga lideri i mazhorancës, njëkohësisht kryeminsitri i vendit, Nikolla Gruevski lidhur me ftesën që i bëri lideri i LSDM, Branko Cërvenkovski për një debat televiziv lidhur me dokumentet që ai zotëron nga bisedimet me Methiew Nimiç për merin në vitin 2005, kohë kur Gruevski ishte në opozitë.


Lideri i opozitës maqedonase, tha se nuk qëndron arsyetimi i Gruevskit se nuk do të ulet në një tavolinë me Cërvenkovskin pasi ai deri më tani nuk ka pranuar të ballafaqohet me cilin do funksionar të LSDM-së.

"I dhashë mundësi të zgjedh televizionin, momentin, me cilin gazetar do si ndërmjetës, thjesht ta citoj z. Gruevskin: "Populli ka të drejtë të dijë të vërtetën", e si ta kuptojë të vërtetën kur Gruevski frikësohet dhe ik nga një ballafaqim i tillë. Arsyetimi se atë nuk e pranon sepse nga ana tjetër do të qëndrojë unë, thjesht nuk mban. Ai nuk u ul as me Radmilla Sheqerinskën, as me Zoran Zaevin dhe që kur merret me politikë më tregoni një shembull kur është ulur në një ballafaqim televiziv me këdo qoftë. Por, të merremi vesh, mos ti numëroni Milenkon, Jankon, Llatasin dhe të tjerët", deklaroi Branko Cërvenkovski.

Ndërkaq partia e VMRO-DPMNE, akuzuan rëndë Cërvenkovskit për publikim e propozimit të Nimiç të vitit 2005 duke i quajtur dokumentat e paraqitura si "Sekret Shtetëror".

Ndërkaq prokurori publik Lupço Shvërgovski tha se institucioni i tij do të verifikojë autenticitetin e dokumentit dhe nëse ai është i klasifikuar si sekret shtetëror atëherë do të ngrihet padi penale nga liderit të LSDM-së Branko Cërvenkovski, shkruan "AlmakOS".

Dënimi për nxjerrjen e dokumenteve që përbëjnë sekret shtetërore parashikon burg nga 1 deri në 10 vjet. /albeu.com/
Shtuar më 31/05/2012, ora 17:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori