Cërvenkovski apel shqiptarëve: Të bashkohemi dorë për dore
Lideri i LSDM-së dhe opozitës maqedonase Branko Cërvenkovski ka lëshuar një apel edhe për shqiptarët gjatë protestave të djeshme në qytetin e Tetovës. Sipas tij, Maqedonia është e të gjithëve, pavarësisht ngjyrave etnike. Liria dhe demokracia nuk e njohin etninë.

"Këta nga pushteti thonë se Maqedonia është problem i maqedonasve. Ju gënjejnë, ju manipulojnë. Liria dhe demokracia nuk kanë ngjyra etnike. Sot e ka vështirë secili njeri në Maqedoni edhe maqedonasit, shqiptarët, turqit, romët, vllahët etj. Paratë që përfundojnë në xhepat privatë nuk kanë ngjyrë etnike. Maqedonia është shtet i përbashkët, problemet janë të përbashkëta dhe lufta është e përbashkët. Të kapemi dorë për dore kundër të gjithë atyre që po na e shkatërrojnë të ardhmen", ka thënë Cërvenkovski.

Protesta e opozitës janë zhvilluar dje në Tetovë ku kanë folur një numër i madh i anëtarëve partiak të Tetovës. /albeu.com/
Shtuar më 07/02/2013, ora 09:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori