Çertifikatat në Maqedoni edhe në formë elektronike
Pëlqej
Drejtoria për menaxhimin me librat amë njoftoi se ka filluar të funksionojë portali [email protected], për dorëzimin e kërkesave për marrjen e certifikatave të lindjes në formë elektronike.

Këtu, tani qytetarët mund të aplikojnë për marrjen e certifikatës së lindjes, internacionale apo dygjuhësore. Aplikuesit do të pranojnë notifikim të veçantë në email adresën të cilën e lënë si konakt, se kur të vijnë në pranë kësaj drejtorie që të marrin certifikatën.

Gjithashtu potencohet se kërkesa për marrjen e certifikatave duhet të bëhet personalisht, dhe gjithashtu vetë personi të vjen të tërheq dokumentacionin duke treguar letërnjoftimin. Ndërkaq për fëmijë minoren vetë prindërit mund të kryjnë këto procedura.

Deri në fund të vitit nëpërmjet këti portali do të mundësohet të aplikohet edhe për certifikata martese edhe për certifikata të vdekjes.
Shtuar më 01/09/2017, ora 13:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori