Çejku: Titistët maqedonas po na poshtërojnë historinë
Titistët maqedonas po na poshtërojnë historinë. Kështu është shprehur ambasadori shqiptar në Maqedoni, Arben Çejku. Çejku shprehet i shqetësuar se në institucionet edukative si dhe në ato që hartojnë tekstet shkollore në Maqedoni “ka ende mbeturina nostalgjike të periudhës titiste”.

Dhe këto sipas tij vijojnë të fyejnë e poshtërojnë historinë e kombit shqiptar.
“Jo zyrtarisht kam mësuar se e ashtuquajtura “Enciklopedia Maqedone”, vazhdon të qarkullojë. Redaksia e re, që u krijua pas botimit të këtij libri provokativ, thuajse nuk funksionon fare që prej dy vitesh dhe në fakt, nuk ka asnjë shenjë domethënëse për të bërë diçka serioze në këtë drejtim”, ka theksuar Çejku për Gazeta Shqiptare.

Kështu, Çejku arrin në konkluzionin se ka ende mbeturina nostalgjike të së kaluarës ish-Jugosllave, që i shohin shqiptarët dhe rolin e tyre me negativitet. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2011, ora 17:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori