Çdo të tretën ditë, një i vdekur nga aksidentet
Në çdo të tretën ditë në Maqedoni rezulton një i vdekur nga aksidentet, ndërsa rreth 8-9 aksidente ndodhin çdo ditë. Këto të dhëna janë publikuar sot nga ministrja e brendshme, Gordana Jankullovska në kuadër të një fushate informativo-edukative me temën "Edukimi, preventiva dhe etika në komunikacion". Qëllimi i fushatës është për të zvogëluar numrin e viktimave fëmijë në aksidente, shkruan INA.

Gjatë nëntë muajve të këtij viti, në krahasim me vitin e kaluar, numri i aksidenteve, personave të plagosur dhe viktimave është rritur, edhe ate janë regjistruar më shumë se 138 aksidente.

Numri i viktimave që kanë humbur jetën është 113 vta, ndërsa janë plagosur 4.230 vetëm fëmijë të moshave prej 13 vjet e më lart, ndërsa 79 prej viktimave që kanë humbur jetën janë fëmijë.

Sipas analizës së publikuar nga MPB, Maqedonia renditet në vendet me rrezik të lartë të aksidenteve. MPB bën të ditur se kryesisht faktori njeri është shkaktari kryesor për shkaqet e aksidenteve.
Shtuar më 09/11/2011, ora 17:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori