Çdo 32 orë vdes një foshnjë në Maqedoni
Numri i foshnjëve të porsalindura të cilët e kanë humbur jetënMaqedoni në 6 vitet e fundit është 1.343, nga viti 2011-2016.

Të dhënat e Entit Shtetëror për Statistika tregojnë se mesatarisht në vit vdesin mbi 200 foshnjë. Vitin e kaluar në Maqedoni kanë humbur jetën 273 foshnjë ose mesatarisht çdo 32 orë humb jetën nga një foshnjë e porsalindur.

Maqedoni vetëm javën e kaluar kanë humbur jetën katër foshnjë të porsalindur. Komisioni i formuar për të hetuar vdekjen e këtyre foshnjave ka thënë se personeli mjekësorë nuk ka përgjegjësi për vdekjen e foshnjave dhe se ata kanë ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore.
Shtuar më 02/10/2017, ora 15:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori