Carovska premton rritje të pensioneve
Qeveria do të respektojë kërkesat e pensionistëve dhe do të avancojë cilësinë e jetës pensionale, ka porositur ministrja për Punë dhe politikë sociale Milla Carovska.

Sot 500 pensionistë nga 40 Shoqata në Maqedoni marrin pjesë në garat sportive që mbahen në Koçani.

“Do të vazhdojmë me masën e mjekimitbanja deri në fundvit, ndërsa planifikojmë të realizojmë të njëjtën edhe në vitin 2018. Do t’i risim pensionet në pajtueshmëri me harxhimet e jetesës dy herë në vit dhe në fund të vitit”, ka thënë Carovska. /albeu.com/



Shtuar më 02/09/2017, ora 14:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori