Cald Bildt: Situata politike në Maqedoni është shqetësuese
Ish-kryeministri dhe ministri i punëve të jashtme i Suedisë, Carl Bildt, është shprehur i shqetësuar në lidhje me zhvillimet e fundit politike në Maqedoni.

Ai ka deklaruar se vendi duhet të kthehet në rrugën e euro-integrimeve dhe t’i respektojë marrëveshjet.

Carl Bildt, është njohës i mirë i situatave në Ballkan. Ai ka qenë i dërguar i posaçëm i BE-së për ish-Jugosllavi, përfaqësues i lartë i BE-së për Bosnjë e Hercegovinë dhe i dërguar i posaçëm i OKB-së për Ballkanin./Albeu.com/
Shtuar më 18/04/2016, ora 15:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori