Caktohen seanca të reja për lëndët e PSP-së
Po vazhdon me ritëm të lartë puna e gjykatave në Maqedoni. Në Gjykatën Penale vetëm sot janë caktuar seanca të reja për lëndët e PPS-së “Tarifa”, “Trust” dhe “Treqind”.

Në bankën e të akuzuarve do të ulen ish-drejtori i përgjithshëm i SHA ELEM, Dejan Boshkovski, dhe edhe dy persona të tjerë, të akuzuarrastin “Tarifa”, për furnizim të paligjshëm të sistemit softuerik për nevojat e kompanisë shtetërore “Elektranat e Maqedonisë”, në vlerë prej rreth katër milionë eurosh.

Seancë e re sot duhet të mbahet edhe për rastinTrust”, në të cilin të akuzuar janë biznesmeni, Sead Koçan, dhe edhe dy persona të tjerë fizikë dhe juridikë, midis të cilëve edhe udhëheqësit e kompanive “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato” nga Studeniçani, për pjesëmarrje në tenderin e ELEM-it.

Sipas prokurorëve të PPS-së, të akuzuarit, Sead Koçan, Vasilije Aviroviq dhe Safet Vatiq, si dhe kompania “Transmet” “Sileks dhe “Vato” kanë keqpërdorur 17 milionë euro, para të qytetarëve.

Për sot është caktuar seancë e re gjyqësore edhe për lëndën “Treqind”, në të cilën i akuzuar është Gjoko Popovski - ish-ndihmës ministër i MPB-së për furnizimin e 300 automjeteve për nevojat e MPB-së.


Shtuar më 24/04/2018, ora 15:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori