Caktohen gjykatësit që do të merren me lëndët “Titanik”, “Target” dhe “Fortesa”
Gjykata Penale ka pranuar lëndët">lëndët e fundit nga PSP-ja për "Titanik", "Target" dhe "Fortesa", të cilat u dorëzuan mbrëmë vonë dy orë para skadimit të mandatit të PSP-së të parashikuar me ligj.

Nga Gjykata njoftojnë se gjykatësit që do të shqyrtojnë këto lëndë janë Ivica Stefanovski dhe Goran Boshevski.

Nga Gjykatat Themelore Shkupi 1 njoftojnë se, lëndët">lëndët janë dorëzuar për punë në Këshillat për Krim të cilët duhet të njoftojnë për kërkesat e PSP-së.

Ata thonë se për të gjitha këto lëndë, opinioni publik do të njoftohet menjëherë pasi që të merret vendimi sot.

këto lëndë të dyshuar kryesor për mashtrime zgjedhore dhe përgjime të paligjshme janë ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski. /albeu.com/
Shtuar më 01/07/2017, ora 12:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori