Buzaku: Nuk ka puç, unë jam reisi i ri i Bashkësisë Fetare Islame
Skender Buzaku, ish sekretari i Myftinisë së Shkupit në Bashkësinë Fetare Islame (BFI) të Maqedonisë së Veriut tha sot para gazetarëve se ai do të jetë reis i ri i BFI-së, sipas vendimit gjyqësor që ai e posedon, njofton Portalb.mk.

“Kërkuam nga policia financiare të bëjë inspektimin e punë së BFI-së në sektorin financiar, si është punuar dhe si janë harxhuar paratë. Nga nesër do të vazhdojmë punën tonë. Unë tani jam Reis i ri, sipas vendimit gjyqësor dhe sipas akteve të brendshme, nesër do ti jap detajet. Nuk ka puç në BFI, siç ka thënë Rexhepi sepse gjitha aktet e brendshme janë respektuar. BFI-në e pret një erë e re dhe do të shkojë përpara shumë më tepër. Nuk kam thirrur policinë në rrugë “tha Buzaku.

Sipas ti, gjitha proceset për ndryshimin e udhëheqësisë janë bërë në mënyrë demokratike tani më ve vite.

Rexhepi ka punësuar shumë familjarë në BFI. Nëse dëshiron mund të ankohet në gjykatë, ne shkojmë sipas vendimeve të institucioneve” tha Buzaku.

Ai tha se nëse ka nevojë do të takohet me Reisin e tanishëm, Sulejman Rexhepi.
Shtuar më 23/04/2019, ora 19:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori