Buxheti, Gruevski harron shqiptarėt
Pëlqej
Abonohu pėr lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Kryeministri i Maqedonisė, Nikolla Gruevski ka ftuar partitė opozitare qė tė mos manipulojnė me qytetarėt duke bllokuar miratimin e buxhetit pėr vitin 2013.

Gruevski e ka bėrė apelin, siē ka thėnė vetė ai, jo si kryeministėr dhe politikan, por si njeri dhe qytetar i thjeshtė.

Sipas tij, mos miratimi i buxhetit lė peng dy milion qytetarė tė vendit, maqedonasit, turqit, serbėt, vllehėt, ndėrsa me qėllim apo pa qėllim, ka harruar tė pėrmend shqiptarėt tė cilėt zyrtarisht pėrbėjnė mbi 25 pėr qind tė popullsisė, njofton INA.

"Po afrohet Viti i Ri dhe qytetarėt, nė vend se tė ndihen tė relaksuar dhe tė pėrgatiten pėr festat, jetojnė nė ngėrē nėse do tė ketė vitin tjetėr rroga, pensione, subvencione, nėse do tė pėrfundohet ndėrtimi i ndonjė spitali i nisur mė parė etj. Kėshtu qė, apeloj qė nėse nuk e duan Nikola Gruevskin ose VMRO-DPMNE-nė, tė vazhdojnė tė diskutojnė me ne, le tė na sulmojnė, le tė pėshtyjnė... Kjo ėshtė betejė politike, unė do tė mbrohem dhe do tė pėrgjigjem nė ēdo akuzė dhe do tė shpjegoj ēdo gjė, ashtu siē dhe punoj. Por nėse vazhdojnė tė lėnė peng dy milionė frymė tė gjalla, maqedonas, turq, serb, vlleh etj, kjo nuk ėshtė mirė pėr shtetin dhe vetė qytetarėt", deklaroi Gruevski.

Gruevski ka theksuar se mė kėto veprime partitė opozitare nuk mund tė pėrfitojnė asnjė poenė politikė, sepse qytetarėt shohin dhe janė tė vetėdijshėm pėr politikat tė cilat i zhvillon mazhoranca dhe opozita.

Ndėrkaq, lideri i LSDM-sė, Branko Cėrvenkovski ka deklaruar se partia nė pushtet po ndjek rrugėn e gabuar pėr sa i pėrket ngėrēit lidhur me buxhetin e vitit 2013.

"Ata dėshirojnė ta mbajnė pushtetin, me ēdo ēmim, pa zgjedhur mjete, me forcė, me kėrcėnime dhe presioni. Me shkeljen e kushtetutės dhe ligjeve, dhe me frikėsime. Pikėrisht, kėto ditė nė parlament, edhe sot nė kėtė moment, tentojnė ta shkelin kushtetutėn, ligjin, dhe rregulloren. Synojnė tė instalojnė shtet partiak, tė ndėrmarrin puē partiak, tė shkatėrrojnė dhe shkelin demokracinė dhe shtetin juridik nė Maqedoni", ėshtė shprehur Cėrvenkovski. /albeu.com/
Shtuar më 23/12/2012, ora 18:01
ballisti z
e Dielë 23 Dhjetor 2012, Ora 18:37
O ju te albeut po mbusheni njeher e opergjithmon me mende, se nuk i ka haruar gruevski shqipetaret pe i ka haruarr sherbetori i tij aleksander antici(A A) qe me politiken e tije nenshrtuese dhe anti shqipetare.
bardh demiri
e Dielë 23 Dhjetor 2012, Ora 19:15
gjithë këtë qka e lexova askund su permenden shqiptarët se edhe ata jetojn në këtë shtet dhe se jan pjesë e keti shteti artificial,por edhe si ashtu e argumenton personi në fjalë, ishte mirë që krahas të tjerve te permenden edhe shqiptarët si pjesë e ati shteti
artan ibrahimi
e Hënë 24 Dhjetor 2012, Ora 14:00
O shqiptare spo e merni veshte politiken e ketij Gruevski i cili luan me BDI-ne ,si maca me miun e ato jane te lidhur me disa tendera qe edhe gjejat me te cmueshme,e me te dashura .....munden te ja falin Gruevskit, e ku me interesin e popullit qe sju djege aspak.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Samiti i Berlinit, vendet e Merkelit dhe Ramės nuk

Samiti i Berlinit, vendet e Merkelit dhe Ramės nuk "guxon" t'i preke njeri

.