Buxhet tejet i ulët për Teatrin Shqiptar në Shkup
Rikonstruksioni i teatrit shqiptar do të jetë i pamundur.

Qeveria nuk ka ndarë më shumë para për këtë institucion, edhe pse drejtuesit e tij kanë theksuar vazhdimisht se vonesat në fillimin e rikonstruksionit i detyrohen mungesës së mjeteve.

Në projektbuxhetin e vitit 2014, Qeveria ka planifikuar për Teatrin Shqiptar në Shkup vetëm 74 milionë denarë, ose 6 milionë denarë më pak se në buxhetin e vitit 2013.

Krahasuar me Teatrin e Vjetër, ndërtimi i të cilit ka kushtuar rreth 40 milionë euro, shuma në fjalë, është tejet e ulët.

Për Teatrin që ndodhet bri Vardarit, Qeveria ka planifikuar rreth 400 milionë denarë, apo 6.5 milionë eurosh.

Një trend pozitiv shënohet tek mjetet e ndara për Teatrin dhe Bibliotekën në Tetovë, ku Qeveria ka rezervuar një buxhet prej 70 milionë denarësh.
Shtuar më 18/11/2013, ora 14:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori