“Business Insider” : Maqedonia në vendin e 12-të
Sipas analizave të “Institutit Kato” Venezuela është vendi më i varfër në botë, ndërsa Maqedonia mban pozitën e 12-të, njofton “Business Insider”. Instituti sipas indeksit të varfërisë, radhit 108 vende të botës, duke u bazuar në të dhënat e inflacionit, papunësinë dhe normat e interesit në këto vende. Indeksi llogaritet kur grumbullohen tre pikat e para dhe hiqet rritje vjetore e BPV-së.

Pas Venezuelës, si vende më të varfra vijojnë Argjentina në vendin e dytë, Siria në vendin e tretë, ndërsa Ukraina në vendin e katërt.

Gjatë vitit të kaluar, indeksi i varfërisë së Venezuelës është ngritur për 27 pikë në 106,03, me çka vendi latino- amerikan është para Argjentinës në vendin e dytë me më shumë se 40 pikë.

Papunësia dhe normat e interesit janë një ndër faktorët kryesorë që i vendosin këto vende në listën e mizorisë.

Pesë vendet më të varfra janë Brunei, Zvicra, Kina, Tajvani dhe Japonia ndërsa SHBA-të janë në vendin e 95-të. Venezuela edhe vitin e kaluar ishte në vendin e parë ndërsa pas saj vijonin Irani, Serbia, Argjentina dhe Jamajka. /albeu.com/
Shtuar më 26/01/2015, ora 12:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori