Pallati i ri po ngrihet në themelet e të vjetrit, banorët protestë para bashkisë së Durrësit (VIDEO)

Paraditen e sotme para bashkisë së Durrësit, më shumës se 20 familje të lagjes 7, janë ngritur në protestë.

Ata shrehen se janë të shqetësuar pasi në pallat kanë nisur punimet për rindërtimin e tij, por gjithçka ka nisur mbi themelet e pallatit të vjetër të dëmtuar.

Kjo ka ngjallur pakënaqësi te banorët që shprehen se shembja e pallatit të tyre erdhi pikërtisht për dëmtimit të themeleve dhe ndërtimi i një të riu aty nuk sjell me shumë siguri për ta.

“Pallati u shemb i gjithi, kishte dëmtime të shumta pallati. Shkallët kishin luajtur dhe u vendos në mënyrë unanime që pallati të prishej. Këtu kemi protestuar disa herë por kanë filluar ndërtimin e pallatit, kur e pamë betoni është hedhur në themelet e pallatit ekzistues. Nuk është normale kemi frikë”, tha një banore. /albeu.com


Shtuar 31.01.2022 11:28