Përplaset për vdekje këmbësori në Lushnjë

Mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë një kamion ka përplasur për vdekje një këmbësor 70 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e viktimës.

“Sot rreth orës 19:30, në aksin rrugor Lushnjë–Rrogozhinë, shtetasi G. G., 55 vjeç, duke drejtuar automjetin tip kamion “Volvo”, ka aksidentuar me pasojë vdekje një këmbësor rreth 70 vjeç, ende të paidentifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e viktimës”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com


Shtuar 21.10.2021 19:54