Në karantinë me kunatën, moderatorja shqiptare zbulon marrëdhenien në një video (VIDEO)

Moderatorja e njohur, Jona Spahiu ka treguar me anë të postimeve të ndryshme se gëzon një raport shumë të ngushtë me motrën e bashkëshortit të saj, pra kunatën.

Spahiu ka publikuar herë pas here video të ndryshme me të ku ka treguar se gatuan dhe kalon gjithë kohën e lirë pranë saj.

Së fundmi Jona ka ndarë një video ku shfaqet duke kërcyer me kunatën në oborrin e shtëpisë. Edhe aty dy vajzat shfaqen mjaft me energji, duke shijuar diellin dhe muzikën.

Siç duket Jona dhe Drita gëzojnë një raport për t’u pasur zili, i cili me siguri nuk i ka shpëtuar as syrit të ndjekësve.


Shtuar 8.04.2020 07:59