Burg për shtetasit e Maqedonisë që luftojnë në Siri
Parlamenti i Maqedonisë po shqyrton mundësinë e miratimit të një mase ligjore ndëshkimore, për gjithë shtetasit e saj që luftojnë në Siri.

Lidhja Demokratike e cila është pjesë e koalicionit të VMRO-DPMNE, ka dërguar një kërkesë për ndëshkimin e personave që janë pjesëmarrës në konflike të armatosura jashtë Maqedonisë edhe pse shkojnë në mënyrë individuale.

Është kërkuar që në kuadër të Kodit Penal të aplikohen masa ndëshkimore për të gjithë pjesëmarrësit në luftimet e huaja.

Një nismë është bërë në Bosnjë–Hercegovinë, Serbi dhe pritet të aplikohet edhe në Kosovë. Masat ndëshkimore janë nxitur pas numrit të madh të qytetarëve nga Maqedonia që luftojnë përkrah forcave të kryengritësve në Siri.

Qeveria e Kosovës para pak ditësh miratoi projektligjin përmes të cilit synohet t’i jepet fund praktikës kur kosovarët marrin pjesë në luftëra jashtë vendit. Përcaktohet se ndëshkimi për pjesëmarrësit në luftë e cila konsiderohet si vepër penale, do të jetë deri në 15 vite burg.

Dënimi do të aplikohet për kosovarët që rikthehen në Kosovë pas luftimeve në Siri, menjëherë pasi projektligji të kalojë në Kuvend.

Por kodi penal në Maqedoni parashikon dënime me minimale që shkojnë nga 1 deri në 5 vjet burg. /albeu.com/
Shtuar më 07/02/2014, ora 12:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori