Burg për kryetarin që u kap duke kontrabanduar cigare
Pëlqej
Gjykatësi në procedurën paraprake në Gjykatën Themelore në Strumicë i ka shqiptuar masën e paraburgimit tetëditor kryetarit të Komunës së Novo Sellës, Boro Stojçev.

Masë e njëjtë u është shqiptuar edhe tre personave të tjerë, ndërsa një personi i është marrë dokumenti i udhëtimit dhe duhet që ai një herë në javë të paraqitet në Gjykatën e Strumicës.

Kryetari i Novo Sellës dhe të dyshuarit e tjerë për kontrabandë me cigare, masën e paraburgimit do ta vuajnë në burgun e Prilepit. Mbrëmë rreth orës 19 në vendkalimin ilegal të kufirit mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, në afërsi të fshatit Badilen, policia ka arrestuar pesë persona për tentim të kontrabandës me rreth 3.300 paketa të cigareve në vlerë prej 3.245.589 denarësh.

Prokuroria Themelore Publike në Strumicë i akuzon për veprën e kryer penale kontrabandë për të cilën është paraparë dënim me burg prej gjashtë muajsh deri në 5 vjet.
Shtuar më 12/07/2018, ora 10:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori