Burg për ata që luftojnë në Siri dhe në Irak
Pëlqej
Në shtator priten ndryshime në Kodin Penal.

Në bazë të ndryshimeve, do të parashikohet dënim me burg për të gjithë ata që shkojnë dhe luftojnë në kampet e luftës në Siri apo në Irak ose gjetkë.

Jo vetëm ata që luftojnë, por edhe personat që nxisin të tjerë të ikin në luftëra jashtë vendit, do të procedohen penalisht, raporton Inbox7.

Propozimi ka ardhur nga kryetari i Lidhjes Demokratike Pavle Trajanov. /albeu.com/
Shtuar më 19/08/2014, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori