Trajneri i Lyon: Shaqiri mund të bëjë më mirë

Trajneri i Lyonit, Peter Bosz në konferencë për shtyp ka folur për situatën e sulmuesit, Xherdan Shaqiri.

Bosz theksoi se pret shumë më shumë nga Shaqiri, por beson se arsyeja pse nuk është në formën më të mirë është sepse nuk ka pasur para përgatitje.

“Shaqiri mund të bëjë më mirë, po. Ai nuk ka pasur përgatitje reale. Është lojtar inteligjent me teknikë të pabesueshme”.

“Në rast që skuadra vazhdon dhe ai luan në pozita më të vogla, do ishte shumë më mirë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Lyonin pret Sparta Pragën sot për Ligën e Evropës.


Shtuar 4.11.2021 16:55