Alsat mëson se
Bundestagu gjerman sot përveç pëlqimit për dhënien e datës për fillimin e
negociatave me Maqedoninë e Veriut do të miratojë një sërë kushtesh për Qeverinë e Gjermanisë e cila do të angazhohet të ndjekë hap pas hapi negociatat dhe zhvillimin e
reformave në Shkup.
Në letrën e pajtimit mes Bundestagut dhe Qeverisë gjermane, kjo e fundit do të angazhohet t’I kushtojë rëndësi të veçantë
reformave në gjyqësor, luftës kundër krimit dhe korrupsionit dhe promovimit të të drejtave të njeriut. Konkretisht në marrëveshjen mes tyre shkruan që:
–
Bundestagu e fton Qeverinë gjermane, pasi ta pranojë vendimit e Këshillit Evropian me 17 dhe 18 tetor për negociata me Maqedoninë e Veriut të vërtetohet që korniza e
negociatave do të sigurojë konsistencë të
reformave dhe para së gjithash zbatim të
reformave të kryera. Hapja dhe mbyllja e kapitujve të
negociatave të varet nga kritere të qarta.
– Të bëhet e qartë se Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojë me përpjekje të mëdha për plotësimin e kritereve në sundimin e së drejtës, të
drejtat themelore dhe efikasitetin e Prokurorisë Speciale (të vendosur tashmë në një organizim tjetër institucional), lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe rezultat për larje parash dhe krim financiar si dhe promovimin e të drejtave të njeriut.
– Komisioni dhe shërbimet e BE-së vazhdimisht të informohen për zhvillimin e
reformave veçanërisht në
këto fusha.
– Të sigurohet që kapitujt 23 për gjyqësorin dhe të
drejtat themelore dhe kapitulli 24 për lirinë dhe sigurinë hapen menjëherë pas fillimit të
negociatave dhe mbyllen në fund të
negociatave. Planet për
këto kapituj të kenë afate dhe qëllime të qarta. Mbyllja e tyre duhet të varet nga arritjet në
këto fusha.
– Të sigurohet që në fokus të
negociatave do të jenë: institucionet funksionale demokratike, reformat në administratën publike, zhvillimi ekonomik dhe konkurrenca, marrëdhëniet e mira me fqinjët dhe bashkëpunimi rajonal, liria e mediave, të
drejtat e minoriteteve dhe shoqëria civile.
– Nuk duhet me automatizëm të ekzistojë datë për anëtarësim përpara përfundimit të
negociatave.
Shtuar më 26/09/2019,
ora 10:07