Milan futet në garë për lojtarin shqiptar

Milan është një nga ekipet më të fundit që është futur në garë për të fituar shërbimet e mesfushorit shqiptar të Empolit, Nedim Bajrami.

Bajrami ka mahnitur në Serie A ekipet e mëdha, ku Juventus, Roma, Lazio, Sassuolo dhe tashmë Milan, janë në garë për të fituar shërbimet e tij.

Për këtë sezon, Bajrami ka luajtur 29 ndeshje, ka shënuar 9 gola dhe ka asistuar 5 herë./ h.ll/albeu.com


Shtuar 10.03.2022 11:39