Bullgarët dhe grekët bashkë në zgjedhjet në Shqipëri
Një parti e re , Partia e Prosperitetit Demokratik në Shqipëri që thekson se përfaqëson bullgarët në Shqipëri ka dalë përballë Aleancës Maqedonase për Integrime Evropiane, një parti tjetër që thirret në përfaqësimin e pakicës maqedonase dhe që është pjesë e koalicionit me Partinë Demokratike.

Por, Partia për të Drejtat e Njeriut e komunitetit bullgar që udhëhiqet nga Yzeir Fetahu, një qytetar shqiptar i Trebishtes në kufi me Maqedoninë dhe që jeton në Elbasan, tashmë ka arritur koalicioninim me PBDNJ-në e Vangjel Dule, e cila përfaqëson komunitetin minoritar grek dhe është pjesë e koalicionit me të majtën shqiptare, shkruan INA.

Ky koalicionim dhe aktivizimi i PDNJ-së ka nxitur akuza midis partive që përfaqësojnë komunitetin maqedonas dhe bullgar. Partia Aleanca Maqedonase e Edmond Themelkos ka theksuar se PDNJ nuk përfaqëson komunitetin bullgar, pasi që në zonën e Gollobërdës dhe Pustecit jeton ekskluzivisht komunitet maqedonas.

“Ne shprehim keqardhje që partia greke PBDNJ është një instrument i shtetit grek dhe atij bullgar kundër maqedonasve në Shqipëri. Gjithashtu shprehim keqardhje që institucione të caktuara në Maqedoni e mbështesin këtë parti dhe janë kundër nesh”, theksoi Aleanca e Themelkos.

Partia e Prosperitetit Demokratik ishte themeluar në vitin 1991 dhe se deri tani nuk ishte active, por ajo u përfshi në koalicionimin me PBDNJ për zgjedhjet e 23 qershorit. PPD njihet si e afërt me VMRO-BND të Krasimir Karakaçanov, i cili shpërndau pasaporta për shqiptarët në zonën kufitare Maqedoni – Shqipëri, vetëm pse deklaroheshin për origjinë bullgare. /albeu.com/
Shtuar më 13/05/2013, ora 12:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori