Mbrojtësi i Barcelonës në bisedime me Manchester United

Sergino Dest mund t’i bashkohet Manchester United.

Përfaqësuesit e 21-vjeçarit amerikan aktualisht po diskutojnë një lëvizje të mundshme me Djajtë e Kuq. Sipas Mundo Deportivo, klubet janë afër marrëveshjes për kushtet e huazimit. Marrëveshja mund të përfshijë gjithashtu një opsion blerjeje për rreth 20 milionë euro. Barcelona kishte konsideruar më parë shkëmbimin e Destit për mbrojtësin e djathtë të Manchester United, Aaron Wan-Bissaka, por vendosi të mos e përfshinte anglezin në marrëveshje.

Sergino Dest ka bërë 72 paraqitje për Barcelonën, por nuk është paraqitur në fushë këtë sezon. /albeu.com/


Shtuar 30.08.2022 22:16