Bujar Osmani, shqiptari i parë nga Maqedonia që takon Merkel
Pëlqej
Zv.kryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani është shqiptari i parë nga Maqedonia që sot është takuar me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.

"Në kuadër të vizitës zyrtare në Gjermani, takim me Angela Merkel – lidere e shtetit aktualisht më të fuqishëm evropian. Mbështetja të cilën e marrim si shtet nga Gjermania është bazë e optimizmit tonë evropian. Vizita në Berlin po bëhet në momentin vendimtar për integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë, dhe prandaj për ne është me rëndësi historike", ka shkruar Osmani

Bujar Osmani në takim me Angela Merkel është bashkë edhe me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev dhe ministrat Dimitrov dhe Sheqerinskën. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2018, ora 16:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori