Vrasja e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, të pandehurit: Dëshmitë e Luftar Reçit, të rreme

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kaluar për gjykim dosjen për vrasjen e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, ngjarje të ndodhura para 17 vite më parë.

Të pandehur për dy vrasjet e bujshme të vitit 2005, janë marrë, Lulzim Berisha, Indrit Rusi, Viktor Ymeri, Emiljano Shullazi dhe Indrit Tallau.

Çështja tashmë ka kaluar për gjykim ku shtetasit e lartëpërmendur do përballen me akuzat e Vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake me pasoja të rënda”, “Grup i strukturuar kriminal”, si dhe të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Të pandehurit pretenduan gjatë seancës këtë të premte, se dëshmia e Luftar Reçit janë të pavërteta.

“Janë të pabesueshme dhe nuk ka prova me të cilat ti vërtetojë” mësohet të kenë thënë të pandehurit.