Buçkovski:Mund të jem në koalicion me VMRO DPMNE-në
Ish-lideri i LSDM-së, Vllado Buçovski ka thënë se nuk e ka aspak problem nëse bën koalicion me VMRO-DPMNE, madje mund të jenë jo vetëm forca e tretë politike, por edhe opsioni që do të sjellë ndryshimin në pushtet.

“Unë jam i bindur edhe partinë tonë, por duke e njohur edhe Stevço Jakimovskin, se do të krijojë parti serioze politike. Duke e pasur këtë parasysh ne që tani i afrojmë platformat tona politike dhe po lëmë hapësirë për bashkëpunim të ardhshëm. Me këtë kombinim jam i bindur se do të jemi jo vetëm forca e tretë politike në Maqedoni, por edhe opsioni i cili do të sjellë deri te ndryshimi i pushtetit”, ka komentuar ish kryetari i LSDM-së Vllado Buçkovski.

Ai ka thënë se nuk do ta kritikojë pushtetin aktual, por as që do të bashkëpunojë me atë nëse nuk gjenden pika të përbashkëta.

“Ne do të jemi pjesë e pushtetit. I cili, nga njëra ose partia tjetër, do të jetë më afër deri te realizimi i qëllimeve të cilat ne kërkojmë që t’i implementojmë. Unë nuk kam asnjë kompleks. Aktualisht ne veprojmë të pavarur me shanse të barabarta me Stevço Jakimovskin, me Partinë Liberale dhe me njësi të ndryshme të cilët kanë treguar suksese në zgjedhjet e fundit”, tha Buçkovski. /albeu.com/
Shtuar më 28/05/2013, ora 10:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori