Ish kryeministri i Maqedonisë Vllado Buçkovski ka deklaruar se nuk ka në plan të
formojë
parti të re
politike edhe pse partia amë LDSM e ka përjashtuar.
Në një deklaratë për Netpress, Buçkovski ka hedhur poshtë spekulimet se ai planifikon të
formojë një
parti politike dhe ta promovojë atë pas Kongresit të LSDM-së në Maj.
Përgënjeshtrimi i Buçkovskit vjen pas disa lajmeve të publikuara në mediat maqedonase, sipas të cilave, Buçkovski mund të
formojë një
parti politike. /albeu.com/
Shtuar më 25/01/2013,
ora 10:55