Buçkovski: Në Maqedoni nuk ka drejtësi
Pëlqej
Ish-kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë, Vllado Buçkovski është dënuar me dy vjet burg, për shkak të "shpërdorimit të detyrës".

Ai akuzohet se ka bërë furnizime të tepërta të pjesëve rezervë të tankeve, transmeton Zhurnal.

Mirëpo, dënimi nuk është pritur aspak mirë nga Buçkovski.

Sipas tij, më e lehtë është të gjesh gjilpërën në kashtë se sa të kërkosh drejtësinë në Maqedoni.

"Ka shtatë vjet që endem për të kërkuar drejtësi, por vetëm drejtësi që nuk ka. Më e lehtë është të gjendet gjipëra në kashtë, se sa ta kërkosh drejtësinë në një vend si Maqedonia. Megjhithatë, unë do ta kërkoj drejtësinë time deri në instancat më të larta, në Gjykatën Supreme", ka deklaruar ish-kreu i qeverisë dhe ish-kryetari i Mbrojtjes. /albeu.com/

Shtuar më 03/09/2014, ora 09:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori