Buçkovski: "Monstra" përhapi frikë
Në ambientin e tensionuar i cili mbizotëron në shtet, MPB me informacionet se ka terrorizëm në shtet, pas arrestimeve në operacionin “Monstra”, solli frikë shtesë, raporton Zhurnal.

“Me që nuk disponojë me gjitha informacionet, nuk di me çfarë të dhënash disponon MPB, nuk dyshoj se të pandehurit janë kryerësit potencial.

Unë jam prej atyre që gjen mangësi në mënyrën që ishte i informuar opinioni. Në një ambient të tillë të tensionuar, frikë shtesë solli informacioni zyrtar i ministres së brendshme se bëhet fjalë për akt terrorist”, tha Buçkovski.

Ai ka thënë se në rajon ka rrezik potencial për një konflikt, e ajo është çështja e pambyllur e veriut të Kosovës. “Në rrethana të tillë Maqedonia doemos të jetë e vëmendshme, pasi që kemi përvojë të keqe të vitit 2001. Unë nuk pres që Maqedonia të hyjë përsëri në një situatë si në 2001.

Por ky tension i cili bëhet evident nuk është vetëm një javë, dy, nuk flet për të mirë mbi ambientin që e krijojnë para së gjithash partitë politike”, ka thënë Buçkovski për REL.

Sipas tij, LSDM nuk mund të mbështetet në zërat protestues dhe votat kundër Gruevskit. “U dëshmua kjo edhe në zgjedhjet e kaluara parlamentare para një viti se ajo nuk ishte e mjaftueshme.

LSDM patjetër të ofrojë zgjidhje, të ofrojë kualitet të ri, që në këtë moment mungon në pozicionet e larta në partinë time”, ka thënë ai. /albeu.com/
Shtuar më 14/05/2012, ora 09:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori