Buçkovski, Cërvenkovski të japë dorëheqjen
Ish-kryeminitri dhe ish-lideri i LSDM-së është shprehur se kryetari aktual i LSDM-së, Branko Cërvenkovski duhet të japë dorëheqjen. Edhe çfarë tjetër duhet të ndodhë që kryetari i LSDM-së, Branko Cërvenkovski, të japë dorëheqje?

Kjo është pyetja që shtron Vlado Boçkovski.

“Paralajmëroja shpeshherë se rezultatet do të jenë këto që janë tani. Nuk e di se çfarë tjetër duhet të ndodhë që ai të heqë dorë nga detyra e kreut. Për sa kohë që LSDM nuk do të mposhtë vetë Cërvenkovskin, nuk do të shkojë përpara”, ka theksuar për mediat maqedonase, Buçkovski.

Ai dhe disa analistë të tjerë maqedonas presin të shohin zhvillimet brendapartiake në kongresin e majit, ku nuk përjashtohet që lideri socialdemokrat të japë përfundimisht dorëheqjen. /albeu.com/
Shtuar më 26/03/2013, ora 12:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori