Bubeski kërkon paraburgim për Gruevskin
“Kërkojmë paraburgim për Nikolla Gruevski, vetëm kështu do të sigurohet prania e tij. Të akuzuarit nuk mund t’i dorëzohet asnjë thirrje, e ka pranuar vetëm një me 06.04.2017”, theksoi Gavrill Bubevski nga PSP-ja, njofton Portalb.mk.

“Nuk arritëm të gjejmë dorëzues që t’ia dorëzojë ftesën, as postë. Të gjithë ftesat tjera i kanë marrë sigurimi i tij. I kemi dërguar 10-të ftesa Gruevskit dhe për shkak mos përgjigjes së ftesave, ai është i akuzuar për pengimin e drejtësisë”, ka shtuar Bubevski.

Gruevski akuzohet për tre vepra penale të rënda, mes të cilave edhe si krijues i shoqërimit kriminel. Nga PSP-ja kërkojnë paraburgim për ish kryeministrin me arsye se mund të ndikojë ndaj dëshmitarëve dhe ndaj të akuzuarit tjerë.
Shtuar më 21/07/2017, ora 11:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori